Tentoi të vrasë ish- bashkëshorten, arrest me burg për Fadil Kasemin

22/07/2015 00:00

Gjykata e Kavajës ka vendosur masën “arrest me burg” për Fadil Kasemin, i cili pak ditë më parë tentoi të vrasë ish bashkëshorten. Ai akuzohet për prodhim armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.

Sipas dinamikës së ngjarjes nga grupi i hetimit, ngjarja është shënuar rreth orës 16.00 të datës 19 korrik, pranë hotel “Horizonti” në Golem. Me një pistoletë që e mbante pa leje, Kasemi ka kanosur ish bashkëshorten e tij, Fildes Hafizi në sy të fëmijëve.

Vetë Hafizi ka deklaruar se ka qenë e martuar me Fadil Kasemi dhe se në muajin maj ishin divorcuar, ndarje për të cilën Kasemi nuk ka qenë dakord.

Para disa ditësh ajo ka shkuar në plazh së bashku me nënën dhe dy fëmijët, të cilët i ka në kujdestari, ku ka marrë një dhomë me qira. Për lëvizjen e fëmijëve ajo ka vënë në dijeni të atin e tyre, Fadil Kasemi. Fëmijët kanë mbajtur lidhje me të atin, duke telefonuar me të disa herë në ditë.

Çifti ka patur probleme e mosmarrëveshje gjatë kohëve të fundit dhe Fildes Hafizi, duke u ndjerë e rrezikuar, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me kërkesë për lëshim të urdhërit të mbrojtjes, por në gjykimin e kërkesës së saj ajo nuk është paraqitur e për pasojë gjykata ka pushuar gjykimin.

Top Channel