Përleshje masive tifozerish edhe në një ndeshje miqësore

22/07/2015 00:00

Konsiderohej një test për të matur përgatitjet e dy skuadrave, por në vend të konfirmimeve për trajnerët në miqësoren e zhvilluar në Austri, është verifikuar dhunë masive.

Në sfidën që përballi Leeds United me Eintracht Frankfurt, grupe huliganësh u përleshën mes tyre dhe kjo për shkak të festimeve të ekipit gjerman për fitoren 2-1.

Të paktën 20 persona janë arrestuar nga policia austriake për trazirat që shoqëruan miqësoren e futbollit të zhvilluar në qytezën e Ojgendorf.

Sipas mediave vendase, Leeds kishte rreth 700 tifozë prezentë në shkallët e fushës sportive ndërsa Eintrachti i Frankfurt-it më pak se 100 mbështetës.

Sipas një tifozi anglez, trazirat nisën kur një mbështetës i ekipit gjerman kërkoi të shkulte nga ana e fushës, një flamur të Leeds United dhe më pas skenat degjeneruan në dhunë me disa të lënduar.

Top Channel