Barcelona mund L.A Galaxy, kalon testin

22/07/2015 00:00

Në ndeshjen e parë të saj në “International Champions Cup” në Amerikën e Veriut, Barcelona ia ka dalë të fitojë në premierën e aktivitetit miqësor.

Formacioni kampion i Europës, që drejtohet nga trajneri Luis Enrike, triumfoi 2-1 ndaj Los Anxheles Galaksi në sfidën e zhvilluar në Kaliforni.

Luis Suarez zhbllokoi rezultatin për ekipin “Blaugrana” në ndeshjen e parë që Barca zhvilloi në turneun ku marrin gjithashtu pjesë 9 ekipe të tjera.

Zëvendësuesi Munir El Hadadi përfitoi nga mbrojtja e dobët e amerikanëve për të krosuar për Serxhi Roberto që shënoi golin e dytë në stadiumin Ros Boul në Pasadina.
Los Anxheles arriti të ngushtonte diferencën me Tomi Mayer në minutat shtesë me një gol me kokë, por kjo nuk mjaftoi për të marrë pikë.

Klubi amerikan kryeson renditjen me 7 pikë, por ka luajtur 4 ndeshje, në kontrast me PSG dhe Manchester United.

Top Channel