Rita i tregon ish të dashurit çfarë ka humbur

22/07/2015 00:00

Ajo aktualisht është shumë e angazhuar si pjesë e jurisë së spektaklit të “X Factor” në Britani, por kjo nuk do të thotë që Rita Ora nuk mund ta mbajë veten në formë.

24-vjeçarja ka treguar trupin e tonifikuar derisa po udhëtonte në Itali, pas audicioneve të së martës në Londër.

Ajo ka postuar një foto në Instagram vetëm me të brendshme, duke i treguar ish të dashurit Ricky Hill çfarë ka humbur.

Rita dhe Ricky njoftuan se ishin ndarë para disa ditësh, pasi të dy kishin vendosur që t’i përkushtoheshin karrierës.

Sipas miqve të çiftit, ata janë ndarë paqësisht, si dy të rritur, edhe pse Rita është 3 vite më e madhe se sa Ricky.

Kjo e ka shtyrë dhe Ricky-n që të merret me angazhimet e tij në industrinë e modës, duke e mirëkuptuar edhe Ritën për karrierën e saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel