Ja fotot më të bukura të martesës

22/07/2015 00:00

Dita e martesës është më e rëndësishmja në jetën e njeriut. Të gjithë mundohen që ajo të jetë shumë speciale. Përgatitjet mund të zgjasin me vite të tëra, duke dashur që çdo moment të jetë shumë i bukur.

Fotogarfitë e martesës janë diçka shumë e rëndësishme, pasi pas disa vitesh ato janë kujtimi i vetëm që na ngelet. Me kalimin e kohes dhe me zhvillimin teknologjik, njerëzit kanë gjetur mënyra të tjera për të bërë foto.

Pas “selfie”-ve të famshme, doli droni. Kjo pajisje që mundëson të keni foto shumë të bukura nga lart, po përdoret gjëresisht nëpër ceremonitë martesore.

Varësisht se sa kreativ jeni, fotot me dron mund të dalin shumë të veçanta. Çifti në mes të miqve që janë rreshtuar në formë zemre, apo çifti i vetëm në një varkë, janë vetëm disa nga fotot që janë zgjedhur si më të bukurat të bëra me dron në një ditë martese.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel