Shkodër, vijojnë operacionet antikanabis; asgjesohen mbi 1830 rrënjë

22/07/2015 00:00

Vijojnë operacionet antikanabis në qarkun e Shkodrës, ku pasditen e kësaj të mërkure janë asgjesuar rreth 1.830 bimë narkotike.

Sipas informacioneve të policisë, bimët janë gjetur në vendin e quajtur Kroni i Hithit, në komunën Shllak.

Burimet saktësojnë se ato ishin të mbjella në 8 parcela dhe shtojnë se po punohet për identifikimin e kultivuesve.

Top Channel