“Reagimi 15”; trupat kosovare, në Shqipëri për stërvitjen e përbashkët

22/07/2015 00:00

Një kontingjent ushtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar në Shqipëri për të përmbushur misionin në kuadër të stërvitjes simulative “Reagimi i Përbashkët 15”.

Kjo stërvitje zhvillohet në kuadër të iniciativës “SHBA-Karta e Adriatikut 5”, që përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë event marrin pjesë kontingjente të ushtrive nga shtetet e rajonit si Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe vende të NATO-s.

Bëhet fjalë për një stërvitje simulative që zhvillohet me anë të programeve të veçanta kompjuterike që mundësojnë procedura të reagimit, por edhe në forma të tjera që testojnë kapacitetet ushtarake të shteteve pjesëmarrëse.

Gjithashtu, në kuadër të stërvitjes, në Kosovë është krijuar Qendra Operative Emergjente, e përbërë nga Ministria e FSK-së, ajo e Shëndetësisë dhe ajo e Brendshme, prej nga është përcjellë dhe koordinuar puna e ekipeve kosovare në Shqipëri. 

Top Channel