Guantanamo, Shtëpia e Bardhë: Plani i mbylljes në fazat finale

22/07/2015 00:00

Administrata amerikane duket se po çon drejt fundit projektin e saj përmbylljen e burgut famëkeq në Kubë, Guantanamo.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, i cili ka thënë: “Jemi në fazat përfundimtare të planit” për mbylljen e burgut.

Sipas zëdhënësit, plani së shpejti do t’i prezantohet Kongresit, i cili duhet të japë dritën jeshile për t’i “vënë drynin” qendrës famëkeqe të burgimit.

Guantanamo hapi dyert gjatë presidencës së George W. Bush, që dërgoi atje të dyshuarit për terrorizëm të arrestuar pas nisjes së luftës në Irak.

Qendra, e cila funksionoi pavarësisht marrëdhënieve të atëhershme të ngrira mes SHBA dhe Kubës, u përfol gjerësisht për ushtrimin e torturave çnjerëzore ndaj të burgosurve.

Top Channel