Raporti: Shqipëria e rrezikuar nga katastrofat

22/07/2015 00:00

Sipas raportit të vitit 2015 mbi rreziqet në botë, Shqipëria rezulton të jetë një nga vendet më të ekspozuara ndaj katastrofave natyrore.

Në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, “World Risk Report” ka realizuar një hartë ku ngjyrat flasin për rrezikshmërinë. Sa më e theksuar të jetë nuanca aq më i lartë është edhe risku që 173 vendet e botës të përfshihen në katastrofa natyrore, të tilla si përmbytje, thatësira, rrëshqitje dheu, apo rritje të nivelit të detit.

Shqipëria rezulton të ketë indeksin 10.01, më të lartin jo vetëm në rajon, por edhe në Europë. Vendi ynë më pas ndiqet nga Holanda me indeksin 8.76, duke i lënë radhën Serbisë me 7.53.

Ndërkohë, sipas hartuesve të këtij raporti, rrezikshmëria matet edhe nga mundësia që ka vendi për t’i përballuar katastrofat natyrore që mund ta godasin.

Shqipëria ka qenë disa herë pjesë e të tilla fatkeqësive natyrore, si përmbytje, dalje lumenjsh nga shtrati, apo  rrëshqitje dherash.

Ndërsa përballë këtyre fatkeqësive natyrore, 10 vendet më të sigurta në botë, janë:

Katari 0.1
Malta 0.61
Ishujt Barbados 1.16
Arabia Saudite 1.32
Grenada 1.44
Islanda 1.55
Kiribati 1.78
Bahrejni 1.81
Emiratet e Bashkuara Arabe 2.1

FOTO GALERI
1/1

Top Channel