Minaj-Swift, zënkë në “Twitter”

23/07/2015 00:00

Nicki Minaj dhe Taylor Swift janë përfshirë në një grindje si pasojë e disa postimeve të bëra në rrjetet sociale.

Nicki ka përdorur llogarinë e saj të “Twitter”-it për të shprehur pakënaqësinë që kënga e saj “Anaconda” nuk ishte nominuar si “Videoja e Vitit”, por ky postim nuk ka kaluar pa u vënë re nga Taylor, kënga e së cilës “Bad Blood”, ishte nominuar në këtë kategori.

Në postimin e saj 32-vjeçarja ka shkruar: “Nëse videoja jote shfaq femra elegante, mund të jesh e nominuar për kategorinë “Videoja e Vitit”.

Por duket se ky shkrim ka prekur menjëherë Taylor, në videon e së cilës janë shfaqur mikesha e saj elegante, duke iu kundërpërgjigjur Minaj: “Unë të kam dashur dhe të kam mbështetur gjithmonë. Nuk është e drejtë të vendosësh femrat kundra njëra-tjetrës. Ndoshta një nga meshkujt e nominuar zuri vendin tënd”.

Por reperja ka reaguar menjëherë duke mohuar që postimi i saj i ishte drejtuar Taylor.

Top Channel