Nigeri, sulm me bomba në dy stacione autobusësh, 29 të vdekur

23/07/2015 00:00

Të paktën 29 persona kanë mbetur të vdekur në veri të Nigerisë, në qytetin Gombe, pas shpërthimeve të bombave në dy stacione autobusësh. Sulmet janë konfirmuar nga një zyrtar i Kryqit të Kuq për “Reuters”.

Militantët e Boko Haram, të cilët kryesisht veprojnë në veri të Nigerisë, i kanë shtuar ndjeshëm sulmet që prej majit kur presidenti Muhammudu Buhari mori detyrën. 

Dy ditë më parë, terroristët sulmuan edhe banorët e një fshati në Kamerun, duke ekzekutuar 23 persona, ndërsa javën e kaluar u vranë 49 vetë pas një shpërthimi në një treg në Gombe.

Autoritetet vendase shprehen se ekziston frika se numri i viktimave të dy sulmeve të fundit mund të rritet, pasi shumë prej personave të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Top Channel