Pukë, asgjesohen 600 rrënjë kanabis; në pranga 2 persona

23/07/2015 00:00

Uniformat blu në Pukë kanë asgjesuar në orët e fundit rreth 600 rrënjë kanabis sativa.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave bimët ishin mbjellë në tre parcela në fshatin Karmë.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Roland dhe Klodian Mhilli, të konsideruar si përgjegjës për kultivimin e bimëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, agjentët kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë të tipit pistoletë, saktësojnë më tej burimet.

Top Channel