Vlorë, sekuestrohen mbi 3 mijë euro falso; pranga falsifikuesit

23/07/2015 00:00

Policia e Vlorës, në një operacion të orëve të fundit ka sekuestruar mbi 3 mijë euro të falsifikuara dhe ka arrestuar një person.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Nanx Nanxa.

Sipas burimeve, 30-vjeçarit i janë sekuestruar mbi 50 kartmonedha me prerje 20 dhe 50-euroshe.

Ndërsa në bazën e tij janë gjetur edhe kompjuter, printera dhe skanera që përdoreshin për falsifikimet.

Top Channel