Kanabis në burgun e Peqinit, arrestohet 25-vjeçari i dënuar

23/07/2015 00:00

Policia e Elbasanit i ka sekuestruar një të burgosuri një sasi lënde narkotike. Droga është gjetur gjatë kontrollit në çantën e ushqimeve që i kishte dërguar nëna e tij.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Drini Xhelo, 25 vjeç nga Tirana, që aktualisht vuan dënimin në burgun e Peqinit, është arrestuar pas gjetjes së kanabis sativa.

Ndërkaq, procedim penal ka nisur ndaj nënës së tij, F. F., 58 vjeçe, e cila është shpallur në kërkim.

Top Channel