Fier e Lushnje, 5 të arrestuar për ndërtime pa leje

23/07/2015 00:00

Agjentë të policisë së Fierit kanë kryer në orët e fundit 5 arrestime për ndërtime pa leje, në zona të ndryshme të qarkut.

Sipas një njoftimi për shtyp, fillimisht në pranga kanë përfunduar shtetasit Artan Metani dhe Agim Çela, 45 dhe 53 vjeç nga fshati Levan, pasi u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje.

Sipas njoftimit, materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë, e cila ka ngritur akuzat ndaj dy shtetasve të sipërpërmendur, i pari për “ndërtim të paligjshëm”, ndërsa i dyti për “dhënie ndihme në aktivitet ilegal”.

Në vazhdën e aksioneve, për akuza të ngjashme, në prangat e uniformave blu ka përfunduar edhe shtetasi Besnik Meta, banues në fshatin Frakull e Madhe.

Dy personat e tjerë, Besjan Pepa dhe Servet Myzeqari, përkatësisht nga fshatrat Thanë dhe Koçaj, janë arrestuar ndërkohë në Lushnje për ndërtimin e një muri me gurë dhe beton në tokën e një shtetasi tjetër.

Top Channel