I vë tritolin kasolles së fqinjit, në kërkim 18-vjeçari

23/07/2015 00:00
Foto ilustruese

Një 18-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, pasi ka vendosur tritol në kasollen e fqinjit të tij. Burime zyrtare bëjnë të ditur se rreth orës 23.40 P. D., 18 vjeç ka vendosur një sasi tritoli në kasollen e N. D, ku ajo është shkatërruar tërësisht.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz. 18-vjeçari gjatë ditës së mërkurë ka dëmtuar rrethimin që ndan banesën e tij me atë të N. D. Ky i fundit disponon pronësinë e këtij rrethimi me vendim gjykate. Adoleshenti ka sharë, ofenduar dhe kërcënuar me jetë shtetasit E. R dhe T. L që punonin në ndërtimin e këtij rrethimi.

Policia ka shpallur në kërkim 18-vjeçarin në akuzat e shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe kanosje serioze për jetën.

Top Channel