Korçë, policia: Shkak i zjarrit, një pajisje elektrike

23/07/2015 00:00

Policia e Korçës ka zbardhur disa detaje mbi zjarrin në banesën ku humbën jetën nëna dhe dy fëmijët.

Sipas policisë, shkak i zjarrit në shtëpinë e familjes Cicani është bërë një pajisje elektrike e lënë ndezur.

Ndërkohë, sqaron policia, viktimat fillimisht janë asfiksuar nga tymi i zjarrit dhe nuk kanë mundur të reagojnë.

Top Channel