Italia, 16.4 milionë euro kredi të butë për sektorin energjitik

23/07/2015 00:00

Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të përdorë 16.4 milionë euro kredi të butë, të dhënë nga shteti italian, në mbështetje të sektorit elektroenergjitik shqiptar.

Memorandumi i bashkëpunimit për përdorimin e fondeve të mbetura nga kredia e butë që Italia ka dhën për këtë sektor është firmosur nga minitri Damian Gjiknuri, dhe ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani.

Bëhet fjalë për fondet e mbetura nga Programet “Ristrukturimi teknik dhe manaxherial i KESH-it dhe fuqizimi i sistemit elektrik shqiptar – APE 1” dhe “Ristrukturimi dhe Fuqizimi i Sistemit Elektrik shqiptar për integrimin e tij në sistemin e Ballkanit– APE 2”, që parashikonin dhënien një kredie të butë për Qeverinë shqiptare prej më se 93 milionë Euro dhe të një komponenti grant prej 1 milion Euro.

“Do të kemi investime që do të bëhen në zonën Himarë-Sarandë. Pra, krahas investimeve që ne po bëjmë për linjën e tensionit të lartë 110 kV, nënstacionet e reja Orikum-Himarë, tani do të kompletojmë plotësisht edhe rrjetin e shpërndarjes në atë zonë të rëndësishme për potencialet turistike. Do të investohen 8 milion euro në vitet e ardhshme”, tha ministri Gjiknuri.

 “I pari është fuqizimi i sistemit të shpërndarjes në zonën e jugut që ka edhe një potencial shumë të rëndësishëm turistik për vendin. Pjesa e dytë e aktiviteteve ka të bëjë me zgjerimin e sistemit të mbikëqyrjes dhe të kontrollit të të dhënave, sistemit Skada, i cili do të shtrohet pothuajse në të gjitha nënstacionet e vendit me 110 kolivolt. Me anë të këtyre projekteve sistemi elektroenergjitik shqiptar do të bëhet më i besueshëm dhe më i integruar në sistemin europian dhe dot a çojë energjinë vërtet aty ku duhet më tepër”, tha ambasadori italian Massimo Gaiani.

Këto fonde të mbetura do të përdoren për të mbështetur administrimin e përshtatshëm të burimeve energjetike në nivel kombetar, në harmoni me objektivat e përgjithshmem të programeve të mëparshme dhe më strategjite, politikat aktuale të zhvillimit energjetik të vendit që synojnë modernizimin e rrjetit elektrik kombëtar; reduktimin e humbjeve teknike dhe efikasitet në furnizim.

Top Channel