Kukës, shfaqen zjarret e para në kullota; shkak, pakujdesia e barinjve të zonës

23/07/2015 00:00

Janë shfaqur në qarkun e Kukësit rastet e para të rënies së zjarreve në sipërfaqet me kullota, ku shumica e vatrave duket se janë shfaqur nga pakujdesia e barinjve të zonës, por ka edhe raste kur vetë ata kanë dashur që të hapin toka të reja dhe i kanë vënë zjarrin shkurreve.

Sipas ekspertëve të Inspektoriatit të Pyjeve, rastet nuk janë evidentuar në sipërfaqe pyjore, por në kullota, kryesisht në zonën e Kalimashit.

I tillë ishte dhe rasti i mbrëmshëm, kur një sipërfaqe prej 2 hektarësh me kullotë u dogj nga flakët e zjarrit, për shuarjen e të cilit u desh ndërhyrja e grupeve të posaçme.

Ajo çka është vërejtur këtë vit është mungesa totale e bashkëpunimit me shërbimin pyjor të drejtuesve vendorë, të cilët janë inekzistentë edhe për faktin se tashmë komunat nuk ekzistojnë më.

Raste të rënies së zjarrit ka patur edhe në zonën e Arrnit, ku janë djegur 2 hektarë me kullota dhe ku për shuarjen e flakëve u desh ndërhyrja e banorëve.

Top Channel