Tatimet dhe policia operacion të përbashkët në Vlorë, vendosen 75 gjoba

23/07/2015 00:00

Policia e Vlorës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët për kontrollin e subjekteve të ndryshme, mbi goditjen e veprave penale në fushën e tatim-taksave.

Vetëm në dy ditë janë ushtruar kontrolle ne 200 subjekte, nga ku janë evidentuar 112 shkelje. Në 37 subjekte është bërë konfiskim i mallit, në 75 subjekte të tjera është vendosur gjobë.

Gjobat e vendosura në vetëm 32 subjekte kapin shifrën e 58 milionë lekëve. Ndër mallrat e konfiskuara janë konfiskime të ndryshme: pije alkolike, pije freskuese, këpucë, produkte kozmetike, produkte farmaceutike dhe një supermarket.

Gjithashtu, Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, ka nisur hetimet për punonjësit e organeve tatimorë, për moskryerjen e detyrës, për mos-ushtrimin e kontrollit ndaj këtyre subjekteve, të cilat janë në kundërshtim me ligjin.

Top Channel