Zgjedhja e muzikës tregon se çfarë mendojmë

23/07/2015 00:00

Norah Jones apo Vivaldi? Billie Holiday apo Metallica? Ajo që ka iPod-i nuk tregon vetëm shijet muzikore, por kupton mënyrën se si mendohet. Këtë e pohon një skuadër psikologësh në universitetin e Kembrixh.

Sipas tyre, për të parashikuar muzikën e preferuar të një personi, mjaft të dish nëse është një tip i ndjeshëm, pra i vëmendshëm ndaj emocioneve, apo analitik, i përqëndruar që të kuptojë rregullat, mbi bazë të të cilave funksionon gjithçka që na rrethon.

Në thelb, psikologjia mund të ndihmojë industrinë muzikore, shërbime si Spotify, apo Apple Music, duke rekomanduar këngët e përshtatshme për një përdorues . Studimi hedh poshtë teorinë sipas së cilas preferencat muzikore varen nga mosha dhe personaliteti. Studiuesit kanë marr në pyetje 4 mijë persona në aplikacionin “MyPersonality” të Facebook. Pjesëmarrësit i janë nënshtruar një pyetësori psikologjik. Në një moment të dytë këtyre personave u është kërkuar të dëgjojnë dhe të votojnë 50 këngë të 26 llokeve të ndryshme.

Në bazë të rezultateve, kush kishte pikë të lartë të ndjeshmërisë kishte preferenca për tingujt e rrokut të butë, dhe zhanret e lehtë si Country apo Folk. Ndërsa preferencat e analitikëve, në fakt, ishin për muzikën intense si Punk, Heavy Metal, si dhe ajo me nivel të lartë thellësisë celebrale dhe kompleksiteti, siç është klasikja apo jazz-i.

Top Channel