Vrasësi i shqiptarit: Ishte një moment i errët

23/07/2015 00:00

“Një moment të errët”, që edhe sot Igli Meta, 20-vjeçari shqiptar i arrestuar për vrasjen e bashkëkombasit Ismail Lulli, nuk di ta shpjegojë.

“Nuk di ta shpjegoj se çfarë më ndodhi në atë moment”, ka thënë Meta në rrëfimin përpara prokurores së Urbinos, që zgjati më shumë se 6 orë.

Sipas avokatit të 20-vjeçarit, Salvatore Asole, “Igli ka pranuar se është autori material i vrasjes së kryer për motive xhelozie, por jo të paramenduar”.

17-vjeçari Ismail Lulli u gjet i vrarë pak ditë më parë në një zonë periferike në Pesaro, me fytin e prerë. Bashkë me autorin e vrasjes, karabinierët arrestuan edhe një tjetër shqiptar si bashkëpunëtor në krim.

Hetuesit dyshojnë se Meta dhe Marjo Mema i ngritën kurth Lullit, për ta vrarë për motive xhelozie.

Top Channel