13 salla të reja gjyqësore, Naço: Hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të standardeve

23/07/2015 00:00

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço morri pjesë në përurimin e 13 sallave të reja në gjykatën e Tiranës, të cilat do të përdoren për proceset civile.

Në ceremoni merrnin pjesë kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, si dhe drejtuesi i projektit Kust të USAID, Xhon Carver. Sallat e reja, u mundësuan me një fond prej 34 milionë lekësh, ku pjesa më e madhe është mbuluar nga vetë të ardhurat e gjykatës.

Ministri Naço vlerësoi investimin e kryer, si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të standarteve, besueshmërisë dhe transparencës së sistemit gjyqësor.

Top Channel