Basha “i ngarkon” detyra Veliajt: Projektet për qytetin i ke gati

23/07/2015 00:00

Kryetari i bashkisë, Lulzim Basha i ka lënë detyra pasaardhësit të tij, i cili pritet të shkojë në zyrë në bashkinë e Tiranës javën që vjen.

Janë 110 projekte gati për investime, ka deklaruar Basha, të cilat pa asnjë justifikim duhet të fillojnë nga puna që ditën e parë të administratës së ardhshme. Këtë deklaratë Basha e bëri gjatë inaugurimit të shkollës “Niket Dardani” në Tiranë.

“Bashkia ka gati përveç projekteve që përfunduan, 11 projekte për investime. Khjo është padyshim një përparësi e madhe për administratën e ardhshme, ta nisë punën me dosje të gatshme në tavolinë, dhe jo të rrijë të kërkojë se ku janë të dhënat elementare të menaxhimit të bashkisë. Prandaj ka dhe nuk duhet të ketë asnjë paragjykim dhe asnjë justifikim për të vazhduar punën që ditën e parë. Nuk ka vend për një hendek, për një shkëputje. Puna vazhdon në afro 50-60 kantierë, ku blloqet urbane, rrugët, çerdhet, kopshte, shkollat vazhdojnë të ndërtohen dhe riparohen”, tha z. Basha.

Top Channel