Zjarret rrisin “pushtetin” në Kaliforni

23/07/2015 00:00

Rreth 300 zjarrfikës janë përfshirë në betejën me flakët, që kanë shkrumbuar sipërfaqe të tëra toke në Napa të Kalifornisë.

Sipas zyrtarëve lokalë, zjarret që nuk po arrijnë të frenohen janë shkaktuar nga përplasja e një makine në një autostradë aty pranë.

Autoritetet i kanë këshilluar turistët dhe personat, që kanë ngritur kampingje në rajon, t’i qëndrojnë sa më larg zonës së rrezikuar nga përhapja e flakëve.

Të paktën 3 vizitorë të “Cold Canyon”-it, në Jug të liqenit Berryessa, u desh të shpëtoheshin nga ekipet e specializuara të ndërhyrjes së shpejtë.

Top Channel