Policia arreston 100 “spartanët” në Pekin

23/07/2015 00:00

Luftëtarët spartanë njihen për trimërinë e tyre, por kjo rezultoi të jetë false në Kinë. Policia në Pekin ka arrestuar 100 “spartanë” me akuzën se po prishnin rendin dhe qetësinë publike.

100 meshkuj të veshur si spartanë po shëtisinin nëpër Pekin, duke u fotografuar me njerëz dhe duke reklamuar një produkt të një restoranti kinez.

Në një moment, ata ishin rreshtuar në formacionin piramid, duke ngritur produktin dhe duke bërtitur. Policia iu ka kërkuar që të shpërndahen, por modelët kanë refuzuar ta bëjnë këtë gjë.

Policia është detyruar të përdorë forcën, duke arrestuar 100 “spartanët”. Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë policë mbi modelët të cilët tentojnë t’iu shmangen prangave.

Pas kësaj ngjarje, restoranti kinez ka kërkuar falje, duke thënë se situata të ngjashme nuk do të përsëriten në të ardhmen.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel