Prishtinë, riatdhesohen 94 shtetas; Iu refuzua azili në Gjermani

23/07/2015 00:00

Këtë të enjte janë rikthyer nga Gjermania për në Prishtinë, përmes një fluturimi ajror, 94 shqiptarë të Kosovës, të cilët nuk kanë mundur të fitojnë azil në vendin me ekonominë më të zhvilluar të Europës.

“Sot është nisur një avion nga Mynihu për në Prishtinë me 94 shqiptarë të Kosovës, të cilët nuk kanë marrë azil në Gjermani”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Bavarisë, duke vlerësuar se ky është qëndrimi i provincës gjermane, pas refuzimit të statusit të azilkërkuesve.

Në fakt, provinca gjermane ka paguar të gjitha shpenzimet për kthimin e 112 azilkërkuesve me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova. Kujtojmë se deri më tani, nga Bavaria janë deportuar 1.168 të huaj për në vendet e tyre të origjinës.

Top Channel