Rinas, shkelën “Shengenin”, riatdhesohen 40 shqiptarë

23/07/2015 00:00

40 shtetas shqiptarë u riatdhesuan nga Spanja, Franca dhe Gjermania pasi kishin shkelur rregullat e lëvizjes së lirë në zonën “Shengen”.

Të gjithë këta persona janë kthyer nga Frontex dhe autoritetet ligjzbatuese spanjolle. Gjysma e tyre ndodhej në Spanjë, 12 të tjerë në Francë dhe 8 në Gjermani.

Që të gjithë këta shtetas u kapën në shkelje të rregullave të qëndrimit në zonën e “Shengenit” dhe ndaj tyre u morën masa disiplinore nga autoritetet përkatëse, duke u pezulluar për një afat të caktuar kohor të drejtën e lëvizjes së lirë.

Top Channel