Pascal sfidon futbollistët

23/07/2015 00:00

Ylli televiziv, Pascal Craymer ndoshta duhet të mendohet edhe njëherë për karrierën e saj. Të enjten ajo ka treguar se është shumë e aftë edhe me top.

Një futbolliste si ajo, çdo skuadër do ta dëshironte ta kishte dhe, sigurisht, çdo tifoz do ta mbështeste, sikur të humbiste edhe 100 raste përpara golit.

Craymer ishte fotografuar në plazhin e Essex, me një palë pantollona të shkurta, ndërsa sipër kostum plazhi.

Pasi tërhoqi vëmendje vetëm me praninë e saj, ajo mori një top dhe filloi të tregonte aftësitë e saj.

Fakti se po kalonte një ditë të bukur e dëshmoi edhe me një postim në Twitter. Bukuroshja kishte shkruar se po kalon një ditë të bukur që tani, pasi postimi i saj ishte bërë në mëngjes.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel