Të “dashuruar” pas shinave…

23/07/2015 00:00

Edhe pse shumë njerëz përdorin sot makinat për të lëvizur, ka ende nga ata nostalgjikë ndaj trenit. Arsyet janë nga më të ndryshmet, që nga bileta e lirë e deri te kujtimi i kohëve të shkuara.

Dikur treni ishte një mjet socializimi gjatë udhëtimeve të gjata, madje pse jo, në kabina mund të njihje dhe partnerin e ardhshëm. Njësoj si dikur, ai përdoret ende.

Alushi dhe Mimoza, prej 6 vitesh e bëjnë rregullisht si çift distancën Tiranë-Durrës me tren.

Me një kosto minimale, ata për 40 minuta janë pranë bregdetit të Durrësit. Frekuentimi i shpeshtë ka bërë që ata të pajisen edhe me abone mujore, duke minimizuar kostot.

Asgjë nuk ka ndryshuar që nga udhëtimet e Mimozës gjatë fëmijërisë, kur treni ishte i vetmi mjet transporti.

Ajo që vihet re është se, frekuentues nuk janë vetëm të moshuarit, por dhe të rinjtë. Vajza dhe djem, të cilët ende nuk kishin lindur në kohën kur prindërit e tyre udhëtonin me “mbretin e shinave”, sot i sheh pasagjerë.

Udhëtimi mbaron shpejt. Pasagjerët zbresin në stacion për t’iu drejtuar plazhit, si një alternativë e mirë në një ditë të nxehtë gushti.

Top Channel