Njihuni me Jojon, qenin që sfidon dallgët e Paqësorit (Video)

24/07/2015 00:00

Edhe pse qentë e racës “Corgi” nuk shquhen për dashurinë e tyre për sportet ekstreme, Jojo është ndryshe.

Ai duket se ka një aftësi të çuditshme për t’u argëtuar duke bërë sërf. Në videon e publikuar në “Youtube”, e cila është kapur në brigjet e Kalifornisë, Jojo i mban në mënyrë të përkryer këmbët të vendosura në dërrasë, ndërsa me lehtësi ai qëndron në qendër të saj edhe pse dallgët nuk janë edhe aq për t’u nënvlerësuar.

Edhe pse duket i sigurt në ato që bën, herë pas here ai shikon nga pas për t’u siguruar nëse i zoti i tij është duke e kontrolluar.

Top Channel