Chris Brown “ngec” në Filipine, i kërkon ndihmë Obamës

24/07/2015 00:00

Chris Brown është në telashe dhe prej tri ditësh mbahet në Filipine. Ai i ka bërë një lutje të dëshpëruar presidentin Obama, pasi nuk lejohet të largohet nga kryqyteti Manila.

Ai nuk lejohet të largohet për shkak të një ankese për mungesë të tij në koncertin e Vitit të Ri. Pas koncertit në Filipine, Brown do të udhëtonte me avionin e tij privat drejt Hong Kongut, ku do të jepte një tjetër koncert. Por avioni nuk u lejua të fluturonte.

Në një video të tretë të postuar në Instagram, këngëtari shfaqet në dhomën e hotelit, i ulur në gjunjë, ku kërkon ndihmë. Ankesa ndaj Brown dhe menaxherit të tij është bërë nga Maligaya Development Corp, një grup fetar me mjaft ndikim, i cili thotë se ai duhet të performojë në Filipine Arena pasi në kontratë është paguar plot 1 milionë dollarë.

Top Channel