Libi-Europë, identifikohet “truri” i trafikut të klandestinëve

24/07/2015 00:00

Mediat angleze kanë zbuluar identitetin e personit që konsiderohet si “truri” i trafikut të emigrantëve nga Libia drejt Evropës. Ai është një shtetas nga Etiopia i identifikuar si Ermias Ghermay.

Mediat shkruajnë se policia italiane ka përgjuar disa telefonata që Ghermay ka bërë me njerëzit e tij, njëra prej të cilave e lidh direkt me mbytjen e tetorit 2013 në brigjet e Lampeduzës të 366 emigrantëve klandestinë.

“Mbytja në Lampeduza? Një dëm anësor. Emigrantë budallenj që këmbëngulin për të udhëtuar. Vetë duan ta kalojnë Mesdheun me mjete të degraduara”, citohet të ketë thënë Ghermay në një bisedë me një nga kontaktet e tij në Sudan.

Megjithatë, të dy bashkëbiseduesit shprehin shqetësimin që impakti i mbytjes mund të ketë në reputacionin dhe për rrjedhojë në biznesin e tyre.

Top Channel