Sezoni turistik, kontroll higjenës në lokale e restorante

24/07/2015 00:00

Kontrolle të imtësishme po ushtrohen në të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime si restorante, bare e lokale në funksion të turizmit, që nga Velipoja e deri në Ksamil, përgjatë vijës bregdetare por edhe në ato zona ku ofrohet turizëm malor.

Strukturat e Inspektoratit Sanitar Shtetëror kanë inspektuar gjatë ditës së hënë subjektet që ofrojnë shërbime në plazhet e Vlorës, duke u fokusuar kryesisht në kushtet higjenosanitare. Kryeinspektori Eltar Deda deklaroi nga Vlora se nuk do të tolerohet asnjë subjekt që shkel ligjin dhe cënon sigurinë shëndetësore të pushuesve.

“Tashmë që jemi në pikun e sezonit turistik, strukturat u janë rikthyer të gjitha bareve, hoteleve e resorteve, si dhe të gjithas subjekteve që janë prodhuese e përpunuese gjatë sezonit. Gjithë këto inspektime kanë si prioritet kryesor kushtet higjeno-sanitare. Objekt i tyre janë subjektet që ofrojnë ushqyerje, por edhe shërbime mjekësore, që në këtë periudhë kanë një fluks të madh qytetarësh”, deklaroi Deda.

Me urdhër të kryeminstrit është ngirtur një task forcë përgjatë gjithë vijës bregdetare të cilës i është bashkuar Inspektoriati Sanitar, në funksion të një turizmi të shëndetshëm. Inspektorët sanitarë kryejnë rreth 600 inspektime në javë dhe subjketet që konstatohen me shkelje ndëshkohen me gjobë. 

Top Channel