Durrës, plagoset me armë zjarri 19-vjeçari; arrestohen autorët

24/07/2015 00:00

Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkozet të Durrësit. Nga informacionet paraprake të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në një servis automjetesh.

Personi i plagosur, shtetasi Xheni Popoçi, është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mundur të arrestojë vetëm pak orë më vonë autorët e ngjarjes që janë vëllezërit, Endri Lushaku, 20 vjeç dhe S. Lushaku, 16 vjeç nga Shkozeti.

Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete.

Top Channel