10 pemë më shumë, 7 vjet më të rinj

24/07/2015 00:00

Gjethet, rrugët me pemë nuk janë të mira vetëm për vlerat si pronë, por edhe për shëndetin tuaj, sipas një raporti të ri të publikuar në Los Angeles Times.

Pasi janë analizuar dy lloj të dhënash në Toronto të Kanadasë, studiuesit kanë thënë se duke shtuar 10 pemë në një bllok banimi, i bën të ndihen njerëzit shtate vjet më të rinj.

Studimi i botuar në gazetën “Scientific Reports” ka gjetur se banorët e lagjeve me densitet të lartë pemësh janë më pak të prekur nga problemet kardio-metabolike si tensioni i lartë, obeziteti dhe diabeti.

Dhe kjo jo vetëm se të jetuarit në një rrugë me gjelbërim të bën të jetosh një jetë të shëndetshme. Studiuesit kanë parë faktorët demografik dhe socioekomik, dhe kanë gjetur se ata që jetojnë në rrugë me pemë kanë një tjetër perceptim për shëndetin. Ajo që kanë provuar shkencëtarët është se shëtitja është e mirë për shëndetin tuaj mendor.

“Këto efekte janë të pavarura nga sasia e parave që bëjnë njerëzit”, thotë Marc Berman, drejtuesi i Laboratorit i Neuroshkencës Mjedisore, në Universitetin e Chicagos, dhe autor i studimit. “Si lagjet e pasura dhe ato të varfra me rrugë me pemë kanë një shëndet më të mirë”, vijon ai.

Megjithëse studimi gjeti një lidhje të fortë mes të jetuarit në një rrugë me pemë dhe shëndetit, studiuesit nuk e dinë ende arsyen. “Pemët pastronë ajrin, dhe ndoshta duke shtuar më shumë pemë i inkurajon njerëzit të shëtisin apo të bëjnë më shumë ushtrime fizikë. Ose ndoshta mjedisi bëhet më i bukur, dhe kjo ndihmon në shëndet”, thotë Berman.

 

Top Channel