Vjedhja e BSH-së, prokuroria mbyll hetimet për Fullanin. Të hënën dosja në gjykatë

24/07/2015 00:00

Prokuroria e  ka mbyllur dosjen për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian fullani. Dosja e Fullanit të hënën do të shkojë në Gjykatën e Tiranës, ku do t’i komunikohet dhe akuza, bën të ditur gazeta “Shqip”.

Ish-Guvernatori, akuzohet për shpërdorim detyre për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit.

Gjykata e Lartë e ka cilësuar Ardian Fullanin, ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, si të pafajshëm. Megjithëse procesi ka qenë vetëm për masë sigurie, Kolegji Penal e ka shqyrtuar në themel, duke vendosur se “veprimet apo mosveprimet e tij nuk rezultojnë të kenë shkaktuar pasojën!”.

Ndërkohë, për arsyen e vendosjes së masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’, gjykata argumentoi se vendosi se ai është një individ i respektuar në komunitet!

Ardian Fullani akuzohet se ka cenuar autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, duke mos emëruar për një kohë të gjatë zëvendësguvernatorin e dytë. Për pasojë, vendi vakant solli vakancë në ushtrimin e përgjegjësive të kontrollit në Bankën e Shqipërisë, duke i hapur rrugë vjedhjes katërvjeçare në Thesarin e Shtetit.

Sipas aktakuzës, “mungesa e zv.guvernatorit të dytë përbën cenim të autoritetit të Kuvendit që ka përcaktuar drejtimin e Bankës nga tre administratorë”.

Më 20 maj Gjykata e Tiranës dënoi me 13.4 vite burg, Ardian Bitraj ish- punonjës i Thesarit dhe Mimoza Bruzian me 10 vite burg për akuzën e vjedhjes nga Thesari i Bankës së Shqipërisë, në qershor të vitit të kaluar.

Top Channel