Kartëmonedhat që Brodkin ia hodhi Blatterit, ishin të vërteta

24/07/2015 00:00

E mbani mend incidentin në Kongresin e FIFA-s me komedianin Simon Brodkin? Nëse po, atëherë të gjitha kartëmonedhat që britaniku i hodhi mbi presidentin në detyrë të kësaj organizate ishin të vërteta.

Edhe pse fillimisht ishin thënë se ato ishin kartëmonedha false, në të vërtetë Brodkin u shpreh se ishin 600 dollarë të vërteta, që më pas policia zviceriane ia ka kthyer të gjitha.

“Nuk më kushtoi asgjë nga ajo që bëra atje. Policia zvicerane m’i ktheu të gjitha. Ata nuk ishin të korruptuar sikurse FIFA”, u shpreh Brodkin.

Megjithatë, Brodkin nuk ia ka hedhur. Tashmë mbi të rëndon akuza për hyrje paleje në Kongresin e FIFA-s, ndërsa shpejt do të paraqitet para gjykatës.

“Akuza, për fat të keq, është nëj gjë serioze. A jam i shqetësuar? Nuk e di, kam qenë edhe më parë i akuzuar, prandaj s’e di çfarë të them. Mund të them që do të jetë ironia më e madhe nëse do të bëhem personi i parë që futem në burg për shkak të një aktiviteti të FIFA-s”, deklaroi ai.

Top Channel