F1, aksident i frikshëm i Perezit, por meksikani del dhe përshëndet publikun

24/07/2015 00:00

Dita e premte, si zakonisht ishte ajo e provave të lira në Formula 1, apo ajo e “nxehjes” së pilotëve me pistën e radhës ku do të garojnë, si dhe për t’u përshtatur me kushtet klimatike.

Por, në Hungaroring të Hungarisë, një pistë tradicionale e këtij sporti, shenja kryesore që mbeti nga kjo ditë e minisesioneve të lira ka qenë ajo e aksidentit tepër të frikshëm të Sergio Perezit, i cili për fat të mirë nuk ka pësuar dëmtime në atë incident të minisesionit të parë.

Makina Force India e meksikanit duket se ka pasur një hapësirë që ka shkaktuar defekt teknik me amortizatorin e rrotës së pasme djathtas dhe pas një rrëshqitjeje të gjatë në pistë, njëvendëshja është botuar. Për fat të mirë, përmbysja ka ndodhur në momentin përfundimtar të lëvizjes pa kontroll dhe me shpejtësi të ulët.

Piloti doli i pashqetësuar dhe, pavarësisht tmerrit që mund të ketë përjetuar, arriti të përshëndeste publikun. Ai nuk mundi të zhvillojë minisesionin e dytë të provave të lira për shkak të dëmeve të mëdha të pësuara nga makina e tij. Madje, si masë paraprake, pasi dyshohej se problemi teknik mund të ishte për shkak të strukturës së makinës, Force India vendosi që edhe Nico Hulkenberg të mos vijojnte provat.

Top Channel