SHBA, autori i krimit në kinemanë e Luizianës tentoi të largohej

24/07/2015 00:00

Policia ka arritur të identifikojë autorin e krimit në kinemanë e Lafajetes, në shtetin e Luizianës, që la të vdekur dy persona, ndërsa u plagosën nëntë të tjerë.

Autoritetet e përshkruan 59-vjeçarin John Russell House, që pas krimit vrau edhe veten, si “nomad” me origjinë nga Alabama, që ishte duke qëndruar në një hotel pranë kinemasë.

Shefi i policisë, Jim Craft ka thënë se hetuesit besojnë se Houser kishte ndërmend të largohej, por reagimi i shpejtë i policisë të cilët e bllokuan atë në ndërtesë, mund ta ketë detyruar t’i jepte fund jetës së tij.

Carft deklaroi se makina e autorit të krimit ishte parkuar në afërsi të njëres dalje të kinemasë, ndërsa në dhomën e hotelit kishte disa paruke dhe gjëra të tjera që do t’i shërbenin për t’u maskuar.

Autoritetet nuk dinë të thonë se cili ka qenë motivi i sulmit të Houser, por besojnë se ishte i vetëm dhe nuk i njihte viktimat e tij.

Ndërkohë, viktimat janë identifikuar si Mayci Breaux, 21-vjeçare dhe Jillian Johnson, 31-vjeçare.

Top Channel