Orka ngec në shkëmbinj, vullnetarët e mbajnë në jetë për orë me radhë

24/07/2015 00:00

Deti u tërhoq dhe orka mbeti e bllokuar mes një masivi shkëmbor, në pamundësi për t’u kthyer sërish në ujë me forcat e veta.

Një kalimtar i rastit në brigjet kanadeze, pa një orkë që kishte ngecur mes shkëmbinjëve dhe lëshoi alarmin. Në ndihmë të tij i erdhën edhe disa vullnetarë të tjerë.

Për orë me radhë grupi i personave mbajtën me ujë dhe peshqirë të lagur trupin e orkës, për të mos lejuar dehidratimin e saj. Ata vazhduan kështu kur batica erdhi dhe uji mbuloi sërish shkëmbinjtë dhe kur u tërhoq bashkë me të ishte larguar edhe orka.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel