Shpërthen fabrika e fishekzjarreve në Bari, 7 të vdekur

24/07/2015 00:00

Shpërthimi në një fabrikë të prodhimit të fishekzjarreve, në Modugno, në Bari të Italisë i ka marrë jetën 7 personave, dhe janë plagosur 6 të tjerë. Dëshmitarë të ngjarjes kanë rrëfyer se është dëgjuar një “shpërthim shumë i fortë”.

Fabrika ishte duke punuar me kapacitet të plotë për përgatitjen e festimeve që ndodhin në vende të ndryshme në këtë periudhë. Mendohet se në ndërtesë në momentin e shpërthimit ndodheshin 14 persona. Fillimisht ka shpërthyer një furgon, e më pas ka marr flakë e gjithë ndërtesa.

Zona është izoluar tërësisht dhe forcat xheniere janë duke punuar për ç’aktivizimin me shpërthim të kontrolluar të eksplozivëve të mundshëm që mund të jenë në fabrikë. Nga ana tjetër, dhe dy avionë janë duke punuar për shuarjen e flakëve, që po përhapen drejt një pylli aty afër.

Top Channel