Vlorë, asgjësohen rreth 1000 rrënjë kanabis

24/07/2015 00:00

Policia e Vlorës ka asgjësuar dhjetë parcela me rreth 1000 rrënjë bimë narkotike kanabis, në dy fshtara të ndryshme në Vlorë dhe Sarandë.

Në fshatin Treblovë të Vlorës në mesin e pyllit të këtij fshati janë asgjësuar nëntë parcela me rreth 880 bimë narkotike kanabis.

Ato janë gjetur në vendin e quajtur “Kalaja”, në parcela të hapura posaçërisht për mbjelljen e tyre, ndërsa lartësia e tyre kishte shkuar nga 30 deri në 100 cm.

Ndërkohë, në fshatin Shalës të Sarandës janë asgjësuar në një parcelë 100 rrënjë bimë narkotike, që ishin të mbjella në një sipërfaqe toke pa pronar, ndërsa lartësia e tyre kishte arritur në 75 cm.

Policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Top Channel