Ikën për të parë ndeshjen, u bënë dëshmitare të një tradhtie

24/07/2015 00:00

Dy motra, Delana dhe Brynn Hinson, kishin vendosur që të shkonin në stadiumin “Turner Field” për të parë ndeshjen në bejsboll mes Braves dhe Los Angeles Dodgers, por u përballën me një situatë aspak normale.

Në të vërtetë, para tyre ishin ulur një çift që mendohet se ishin të martuar prej 29-vjetësh, por gruaja po e tradhtonte bashkëshortin, dhe këtë dy motrat e kishin vënë re gjatë kohës kur ajo shkëmbente SMS.

Ato kishin vendosur që t’i fotografonin të gjitha mesazhet e gruas, që ajo i shkëmbente me një mashkull të quajtur Mark Allen, por në të vërtetë numrin e kishte regjistruar me emrin e një femreje.

Motrat i shkruajnë një letër burrit, duek i këshilluar që t’i kontrollojë mesazhet me emrin “Nancy” dhe në rast se ato janë fshirë, atëherë t’i kontaktojë ato.

“Gruaja juaj është duke ju tradhtuar. Shikoni mesazhet me Nancy! Në të vërtetë është një person me emrin Mark Allen. Kam foto në telefonin tim që dëshmojnë për këtë. Më fal, por mendova se duhet ta dish”, ka shkruar njëra prej motrës në letër.

Në të vërtetë, vajzat e postuan në Twitter letrën që i lanë burrit, ndërsa pasi u akuzuan se mund të kishin ndërhyrë në mesazhe, postuan edhe një video. Siç kanë thënë edhe vetë vajzat, burri i ka kontaktuar dhe ato ia kanë dërguar të gjitha fotot edhe atij.

Top Channel