Tiranë, 3 makina përfshihen në një aksident; 4 të plagosur

24/07/2015 00:00

Tre automjete janë përfshirë në një aksident gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes tek ura e Gjoles në kryeqytet, duke lënë të plagosur 4 persona.

Mësohet se automjetet e përfshira në aksident janë një “Benz” me targë KR 3682 A, “Audi” AA 002 BK dhe një “Fiat” me targë AA 942 IE.

Si pasojë e këtij aksidenti 4 persona kanë mbetur të plagosur. Policia ka bërë të ditur se drejtuesi i mjetit tip “Fiat” ndodhet në gjendje të rëndë.

Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të tij.

Top Channel