Elbasan, arrestohen vëllezërit e shpallur në kërkim ndërkombëtar

25/07/2015 00:00

Policia e Elbasanit prangosi dy vëllezër që ndodheshin në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Të arrestuarit janë shtetasit Geron Hasanbelliu, 41 vjeç, banues në Fier dhe Mikel Hasanbelliu, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Dy vëllezërit u prangosën nga forcat e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Ndaj tyre, Gjykata e Milanos në Itali ka lëshuar urdhër-arrest për veprat penale ‘trafik droge’, ‘pjesëmarrje në organizatë kriminale’ dhe ‘nxitje dhe favorizim prostitucioni’.

Policia thotë se ndaj tyre kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Italisë.

Top Channel