Shpërthen një automjet në Krujë, hetimet e policisë në dy pista

25/07/2015 00:00

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një automjet në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të premtes. Burime zyrtare bëjnë të ditur se lënda plasëse artizanale, është vendosur në automjetin tip “Renault” në pronësi të Armando Çenja, 24 vjeç, nga Fushë- Kruja.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Hetimet janë fokusuar në disa pista, lidhur me problematikat e personit të dëmtuar, si dhe për mundësinë e një akti të inskenuar.

Top Channel