Kapet me armë dhe euro false në kufi, pranga italianit

25/07/2015 00:00

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një shtetas italian, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë, fishekë dhe një sasi e konsiderueshme eurosh, të dyshuara si false.

I arrestuari është identifikuar si shtetasi italian Otto Prinoth, 46 vjeç. Një ditë më parë, 46-vjeçarit iu gjetën në automjetin e tij tip Ford me targa EV 451 GH, pistoleta TT, 55 fishekë dhe 46.750 euro, që dyshohen si të falsifikuara.

Veprimet proçeduriale u kryen nga Sektori kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës,ku u bë edhe arrestimi i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘trafikim i armëve dhe municioneve’,’falsfikim të monedhave’ dhe ‘mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendëve me vlerë’.

Top Channel