Carey, dhuratë një varëse me vlerë 500.000 dollarë

25/07/2015 00:00

James Packer nuk e ka patur aspak të vështirë të lërë një përshtypje të mirë tek e dashura e tij pasi ka i ka dhuruar këngëtares një varse diamanti në formë zemre me një vlerë prej 500.000 dollarësh.

Këngëtarja ka treguar aksesorin e saj të mrekullueshëm në llogarinë e Instagramit, dhe nuk është aspak çudi që në fytyrën e saj të dallohej vetëm lumturi.

“TMZ” ka zbuluar se James, 47-vjeç, ia ka dhuruar të dashurës së tij këtë varëse 18-karat, përpara se ajo të ngjitej në skenë për performancëne saj në Caesars Palace Colosseum, në Las Vegas.

Lumturinë e saj këngëtarja e ka treguar më së miri duke i dedikuar këngën me titull “Hero” të dashurit të saj gjatë koncertit.

Top Channel