Fotot e papublikuara, reagimi i stafit të Bush në sulmet e 11 shtatorit

25/07/2015 00:00

Së fundmi janë publikuar foto që tregojnë ish-Presidentin George Bush dhe zyrtarët e lartë të stafit të tij në Qendrën e Operacioneve të Emergjencave në Uashington gjatë sulmeve në Kullat Binjake dhe Pentagon në 2001.

Stafi, përfshi dhe ish sekretarin e shtetit Colin Pawell, Këshilltaren për sigurinë kombëtare, Condoleezza Rice, zv. Presidentin Dick Cheney në bazën e sigurtë në Shtëpinë e Bardhë.

Zv. Presidenti i asaj kohe, Cheney ishte në komandë kur katër avionët e pasagjerëve goditën në Nju Jork, Virginia dhe Pennsylvania duke vrarë 2996 vetë. Në momentin kur ndodhën sulmet, presidenti Bush ishte duke vizituar një shkollë në Florida, ku më pas fluturoi me urgjencë drejt Shtëpisë së Bardhë.

Regjisorja Colette Neirouz Hanna kërkoi që fotot, të bëra nga fotografi i zv. Presidentit Dick Cheney të publikoheshin nga Arkivi Kombëtar.

FOTO GALERI
1/9
Vetë Bush ishte në Florida në momentin e sulmeve

Top Channel